Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kanabo-Kongresi i PS”, Berisha bën bilancin e qeverisjes së Partisë Socialiste

2022/04/09 at 2:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kanabo-Kongresi i PS”, Berisha bën bilancin e qeverisjes së Partisë Socialiste

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Partisë Socialiste, të cilin e ka cilësuar si “Kanabo-Kongresi”.

Në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka zgjedhur t’i bëj një bilanc qeverisjes së kësaj partie të udhëhequr nga Edi Rama.

“Dy fjale per Kanabo-Kongresin e Partise Socialiste!

Te dashur miq, sot Partia Socialiste e Shqiperise mblidhet ne Kongresin e saj, te cilin pa filluar punimet mediat e cilesuan si Kanabo-Kongresin e saj.

Duke respektuar plotesisht kete vleresim une do te ndalem ketu shkurtimisht ne analizen e bilancit dramatik te qeverisjes se kesaj partie dhe sqaroj qe ne krye te radhes se me kete analize nuk fajesoj anetaresine e PS dhe mbeshtetesit e saj por vetem e vetem udheheqjen kryesore, nomenklaturen e saj te korruptuar me ne krye Edi Ramen.

Ky bilanc deshmon se kjo udheheqje:

1 – Eshte shendrruar me vjedhjet e saj ne nje organizate te vertete kriminale.

2 – Ka perzene qe ne vitin 2009 voten e anetaresise nga kjo parti. Ajo ka zevendesuar sistemin e votes se lire ne Shqiperi me sistemin e dhunimit te saj nepermjet blerjes masive, dhunes me bandat, perdorimit total te shtetit per qellime elektorale dhe nepermjet futjes se sistemit policesk te patronazhisteve.

3 – Ne keto vite ajo ka ndertuar ne Shqiperi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe shnderruar vendin tone ne Kolumbi apo Kanabistan, ne epiqender te organizatave kriminale te rajonit, Europes, dhe botes.

Sot ajo perdor Kongresin per te legalizuar drogen, krimin, parate e pista. Ndaj dhe analistet dhe mediat e pagezuan pa u mbledhur Kongresin si Kanabo-Kongresin e saj.

4 – Me lidhjet e saj me krimin, drogen, vjedhjet dhe korrupsionin kjo udheheqje ka bllokuar per 6 vite me radhe hapjen e negociatave te Shqiperise me BE.

5 – Ajo ka shkelmuar interesin kombetar, me Ballkanin e Hapur eshte lidhur ne aleance trilaterale me Beogradin dhe Shkupin si vasale e Serbise dhe ka vendosur Kosoven ne nje dare armiqesore.

6 – Ajo u perpoq te marre peng Partine Demokratike dhe te asgjesoje pluralizmin politik shqiptar.

7 – Kjo nomenklature e inkriminuar koke e kembe kontrollon sot mbi 90% te pushteteve ne Shqiperi. Edi Rama sot ka 10% pushtet me teper se sa diktatori i fundit komunist shqiptar ne vitin 1991.

8 – Me vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur qeveritar ka rritur borxhin publik te Shqiperise ne 103% dhe ka trefishuar mjerimin, varferine ekstreme.

9 – Ne pese vite ne zbatim te platformes se Çubrilloviçit te spastrimit etnik, per shkak te varferise mjerimit, dhunes policore jane larguar nga Shqiperia 520 mije shqiptare.

9 – Kjo eshte nomenklatura me e babezitur ne historine e Shqiperise, e shpenzimeve te shfrenuara te miliona e dhjetera miliona eurove udhetime me avion ne dispozicion, e darkave me bifteke 1000 dollare, e suitave luksoze mijera e mijera dollare nata etj, etj. Lideri i saj ne nje kohe qe gazetat me serioze te Europes si ‘Politico’ e shpallin kryeministrin me te parendesishem ne Europe apo televizione me fame boterore si BBC bejne spote tallese televizive si per asnje politikan tjeter apo e shpallin Sekretarin e Pergjithshem te NATO te dates 1 prill, ministreshat e tij e shpallin ne gare Skenderbuçi apo brendi i Shqiperise gjer pothuaj zoti i zoterve, vetë Zeusi.

Per te gjitha keto miq kjo eshte nomenklatura me e korruptuar me antipopullore dhe antikombetare ne Europe dhe ky eshte kongresi i bilancit me dramatik ne historine e Shqiperise pas kongresit te fundit te PPSH. Sb”,-shkruan Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
Kronikë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

9 Shkurt, 2026 12:50 pm
Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
Bota

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

9 Shkurt, 2026 12:24 pm
“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
Kryesore

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

9 Shkurt, 2026 12:16 pm
Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Para
Rama për PD: Duhet të kishte shkuar në djall me kohë. Zero keqardhje

Rama për PD: Duhet të kishte shkuar në djall me kohë. Zero keqardhje

Rama e përmendi në Kongres, reagon Nard Ndoka: O Edi, o toç, në kohën tonë…

Rama e përmendi në Kongres, reagon Nard Ndoka: O Edi, o toç, në kohën tonë...

Video/ “Ky i gjati të lëshon”, Rama: Në Sharrë shkoni siç dilja unë në plazh

Video/ “Ky i gjati të lëshon”, Rama: Në Sharrë shkoni siç dilja unë në plazh

TE FUNDIT

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
9 Shkurt, 2026

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt
9 Shkurt, 2026

Një vit pas arrestimit me urdhër të SPAK, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

Lexo më shumë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
9 Shkurt, 2026

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin. Mediat italiane...

Lexo më shumë

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar lidhur me vendimin e Kushtetueses, e cila...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com