Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabisi për qëllime mjekësore, ja standardet për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi

2025/01/22 at 7:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kanabisi për qëllime mjekësore, ja standardet për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan gjithashtu standardet për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës Cannabis për qëllime mjekësore dhe industriale.


Sipas vendimit, lënda narkotike nuk mund të kultivohet në parcela toke  që shtrihen brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, zonave ushtarake si dhe zonave të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.

Gjithashtu, parcelat duhet të jenë në një largësi minimale prej 3 km nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake.

Kultivimi duhet të ndjekë standardet ndërkombëtare të praktikave të mira bujqësore dhe të grumbullimit.

Pjesë nga vendimi:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E STANDARDEVE PËR ZONAT DHE PARCELAT  E TOKËS, NË TË CILAT DO TË LEJOHET KULTIVIMI I BIMËS  SË CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE INDUSTRIALE

Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të shkronjës “c”, të pikës 2, të      nenit 9, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave:

  1. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
  2. a) “Standardet”, tërësia e kërkesave dhe kritereve që duhet të kenë zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale;
  3. b) “Parcelë e tokës”, sipërfaqe e kufizuar e tokës, përfituar me aktin e fitimit të pronësisë, e cila do të përdoret për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”;
  4. c) “Ambient i mbrojtur”, një mjedis kultivues dhe i mbuluar, i cili krijon kushte të favorshme për rritjen e bimëve, duke mbrojtur ato nga ndikimet atmosferike të jashtme, si ndryshimet ekstreme të temperaturës, era apo reshjet e shiut. Ky ambient lejon depërtimin e rrezatimit diellor dhe zakonisht përfshin struktura, si sera ose tunele plastike, që ofrojnë një shkallë të caktuar kontrolli mbi temperaturën, lagështinë dhe dritën, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira të bujqësisë dhe të mbledhjes (GACP) të Agjencisë Evropiane të Barnave;

ç) “Ambient i mbyllur”, një mjedis plotësisht kultivues, i mbuluar dhe i izoluar nga ndikimet e jashtme atmosferike, i cili ofron kushte të favorshme për rritjen e bimëve, pa depërtimin e rrezatimit natyror diellor. Ky lloj ambienti përdor ndriçim artificial e sisteme kultivuese për parametrat, si: drita, lagështia, temperatura, ventilimi dhe për ndikimin e faktorëve të tjerë të jashtëm, duke siguruar kushte optimale për kultivimin, në përputhje me udhëzimet e praktikat e mira bujqësore dhe të grumbullimit (GACP) të Agjencisë Evropiane të Barnave;

  1. d) “Zonë”, tërësia e parcelave të tokës, ku kultivohet bima e cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale;
  2. dh) “Terren kultivues ose substrakt kultivues”, një material ose përzierje materialesh, natyrore ose të prodhuara, që siguron mbështetje fizike dhe furnizim me ushqyes për rritjen e  bimëve, që mund të përfshijë tokë natyrale, torfë, perlit, vermikulit, fibra kokosi apo substrakte të tjera, që krijojnë kushte të përshtatshme për rritjen e bimëve në një ambient kultivues, duke lejuar rregullimin e lagështisë, ajrimit dhe ushqyesve.
  3. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së                    cannabis-it për qëllime mjekësore janë:
  4. a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
  5. të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
  6. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;

iii. ushtarake;

  1. të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
  2. b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
  3. c)  parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes;

ç)  përqendrimi i metaleve të rënda në tokë apo në terrene kultivuese (substrakte kultivuese), ku kultivohet cannabis-i për qëllime mjekësore, që nuk duhet të kalojë vlerat maksimale, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;

  1. d) toka apo terrenet kultivuese (substraktet kultivuese), ku kultivohet cannabis-i mjekësor, që duhet të plotësojnë standardet e parashikuara në udhëzuesit për praktikat e mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).
  2. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së                 cannabis-it për qëllime industriale janë:
  3. a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
  4. të mbrojtura dhe të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
  5. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;

iii. ushtarake;

  1. të përcaktuara si sistem urban nga dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
  2. b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
  3. c) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
  4. Në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
  5. Në rastet, kur parcela e tokës përdoret për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë, në zbatim të përcaktimeve të Kodit Civil dhe të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”.
  6. Standardet e parashikuara në pikat 2, shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, e 3,  shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, të këtij vendimi, nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura.
  7. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e licencuara dhe me leje për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



Ju sugjerojmë

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan
Kronikë

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

14 Nëntor, 2025 12:57 pm
Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë
Bota

Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë

14 Nëntor, 2025 12:53 pm
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin
Bota

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

14 Nëntor, 2025 12:47 pm
Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb
Rajoni

Safari i Snajperëve, dëshmitë dhe fotografia e Vuçiç në shënjestër të avokatit serb

14 Nëntor, 2025 10:32 am
Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Kronikë

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas

14 Nëntor, 2025 10:27 am
Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA
Bota

Redaktimi i fjalimit të Trump, BBC i kërkon falje presidentit të SHBA

14 Nëntor, 2025 10:19 am
Para
Berisha viziton ekspozitën dedikuar presidentit të SHBA-ve: Trump fitoi jo vetëm si shpëtimtar i Amerikës, por edhe i lirisë së botës

Berisha viziton ekspozitën dedikuar presidentit të SHBA-ve: Trump fitoi jo vetëm si shpëtimtar i Amerikës, por edhe i lirisë së botës

E emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, thirrje për reforma

E emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, thirrje për reforma

Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi Presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa

Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi Presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
















TE FUNDIT

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
14 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së SPAK, sipas së cilës disa urdhër-thirrje të dërguara ndaj tij janë refuzuar...

Lexo më shumë

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
14 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar tentativat e saj për t’i dorëzuar ish-kryeministrit Sali Berisha urdhër-thirrjet për paraqitje në dosjen e...

Lexo më shumë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
14 Nëntor, 2025

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të enjten në qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë...

Lexo më shumë

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan
14 Nëntor, 2025

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Threat”, duke arrestuar dy të rinj që dyshohet se jepnin para me fajde dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com