Aktualitet

Kanabisi/ Çuçi: Ligj me rregulla strikte, për liçensën dhe vendin ku mbillet ai


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 29/04/22 |
Opi Nion

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i pyetur nga gazetarët për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe kontrollin e qeverisë për të mos patur kultivim në tregun informal tha se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do të përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore, vendin si dhe mënyrën për të marrë licencën.

Çuçi nënvizoi se disiplinimi me ligj do jetë strikt dhe s’do ketë hapësirë për çdo kënd që të mbjellë kanabis në mënyrë të jashtëligjshme.

Pyetje: Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, si do kontrollojë qeveria që mos të kemi kultivim në tregun informal?

Ministri Bledi Çuçi: Nuk ka lidhje kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e industriale me kultivimin e jashtëligjshëm.

Për ta legalizuar mbjelljen kultivimin për qëllim mjekësor e industrial e do e bëjmë me një ligj të posaçëm e ky ligj do përcaktojë rregulla shumë strikte për mënyrën si do mbillet, për mënyrën si merret licenca për të mbjellur vendet ku do mbillet dhe bashkëpunimin me vende të tjera të OECD …disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për çdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme.

Pas