Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabis në mes të Francës, shqiptari tentoi të arratisej nga ballkoni

2018/09/15 at 8:48 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanabis në mes të Francës, shqiptari tentoi të arratisej nga ballkoni

Autoritetet franceze kanë sekuestruar një sasi prej 104 kg kanabis dhe 984 gr heroinë të pastër që dyshohet se vinte nga Shqipëri.

Në pranga është vënë një shtetas shqiptar, ndërsa ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë.

Droga u sekuestrua në një apartament në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon, aty ku 4 muaj më parë hetuesit franceze zbuluan se ky vend shërbente si bazë logjistike për trafikantët shqiptarë të drogës. Në fund të majit, 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës u zbuluan pas arrestimit të një azilkërkuesi që kishte çelësat. Ky i fundit u dënua me tre vjet burgim.

Siç raporton media franceze  “Le Progres”, trafikantët duke imagjinuar  se policia nuk do të kërkonte në të njëjtën adresë dy herë, vazhduan aktivitetin. Por, apartamenti ishte këtë javë skena e një konfiskimi rekord për policinë lokale, me një stok të kanabisit bimor dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro.

Sipas  “Le Progres” kohët e fundit, policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar.

Hetimet

Hetimet i çuan në një adresë që i njihnin mirë, pasi ishte përdorur nga trafikantët më herët. Të hënën, gjatë një mbikëqyrje, policia pa një person që po largohej nga banesa. Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë në zonë një qen të specializuar në nuhatjen e narkotikëve, i cili qëndroi përpara derës së banesës në fjalë.

Hetuesit pritën që i dyshuari të kthehej në shtëpi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë hapur derën e banesës.

Ky i fundit, pasi kuptoi se në banesën e tij mësynë efektivë policie, u përpoq të largohej duke dalë nga ballkoni, e më tej kaloi në çati. Por, u arrestua pak kohë më pas.

Në apartament, policia gjeti 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Gjatë ndalimit të shqiptarit, që zgjati 96 orë, ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u paraqit këtë të premte në zyrën e prokurorit.

Megjithëse nuk është krijuar asnjë lidhje formale mes tij dhe rrjetit të shpërbërë në maj, përdorimi i të njëjtit apartament dhe shtetësia shqiptare, ngrenë dyshime se i arrestuari ka lidhje me një organizatë të madhe kriminale./oranews

Etiketa: franceKanabisshqiptar

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

8 Janar, 2026 9:00 pm
Para
Kthjellime apo vranësira? Ja si parashikohet moti sot

Keni plane për fundjavë? Ja parashikimi i motit

Në krye të ushtrisë serbe, një ushtarak i lindur në Kosovë

Në krye të ushtrisë serbe, një ushtarak i lindur në Kosovë

Sot martohen Ledioni dhe Sara, detaje nga ceremonia në Komo të Italisë

Sara Hoxha ndan momentin më të bukur nga dasma e saj

TE FUNDIT

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
9 Janar, 2026

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të...

Lexo më shumë

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë...

Lexo më shumë

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
9 Janar, 2026

Sot kryeministri Edi Rama  ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com