Kronikë

Kanabis në djathë dhe në formë çokollate, në pranga 4 persona në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 18/11/20 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Autoritetet njoftojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Armstrong”, janë vënën në pranga shtetasit J. Sh. dhe dy pasagjerët që po udhëtonin në automjet me të, shtetasit B. S. dhe K. S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një kove me djathë, një qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 1 kg.

Gjithashtu është vënë në pranga shtetasi me inicialet G.S.,  të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa në formë çokollate.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

Pas