Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mirditë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas autoriteteve, në pranga ka rënë Nikoll Gjeta,banues në fshatin Kaçinar , Mirditë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al