Një tjetër goditje ka ardhur për ekipin e Kamzës nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Komisioni i Disiplinës në FSHF vendosi të përjashtojë nga Kupa e Shqipërisë për dy vite klubin e Kamzës. Ky dënim vjen pasi Kamza nuk u paraqit në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Apolloninë.
Ekipi i Kamzës është përjashtuar nga kampionati i futbollit për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit sezonin e kaluar. /Opinion.al