“Kamza do të jetë për Europë”. Me këtë frazë Xhelal Mziu premtoi se skuadra e qytetit të tij do të ishte mjaft dinjitoze sezonin e ardhshëm. Dhe lëvizjet kanë filluar. Ish-mbrojtësi i Milanit, Pietro Vierkvud, ka mbërritur në Tiranë për të biseduar me Mziun. Ai është një emër i njohur si lojtar i Milanit dhe Kampion Bote me Italinë e vitit 1982.
Me sa mësohet, ai ka mbërritur në Tiranë për bisedime dhe nuk dihet ende nëse do të kemi një dakortësi nga të dyja palët, që ai të marrë drejtimin e Kamzës. Si trajner Vierkvud nuk është aq i njohur. Ai vjen pas nje eksperience në Hungari me Ujpesht. Si duket ai e përdor vendin tonë si një trampolinë për futbollin Europian.