Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje. Autoritetet njoftojnë se kanë sekuestruar edhe kapele me mbishkrimin policia që përdoreshin nga i riu.
I arrestuari është identifikuar me inicialet G. M., 26 vjeç, banues në Durrës. Konkretish policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.
Tashmë mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”./ Opinion.al