Sport

Kampionia më e re, atletja shqiptare i jep medalje të artë Greqisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 21/08/22 |
Opi Nion

Elina Xhengo, është kampionia e re e Europës në hedhjen e shtizës. Atletja me origjinë nga Korça e cila garon për ngjyrat e flamurit grek, regjistroi rezultatin 65.81 metra në gjuajtjen e dytë gjatë kampionatit që po zhvillohet në Mynih, duke i dhënë kështu shtetit helen medaljen e 4 të artë në këtë kompeticion.

Atletja me origjinë shqiptare la pas konkurentet e tjera, të cilat ishin të paktën 3 metra larg në krahasim me të.

Xhengo është kampionia më e re europiane në hedhjen e shtizës, 19 vjeçe e 350 ditë, ndërkohë që rekordi i fundit ishte vendosur nga Giorgios Botskariov në vitin 1962 në Beograd).

Njëkohësisht atletja nga Korça është medalistja më e re e Greqisë në një event të rëndësishëm ndërkombëtar, pasi theu rekordin e Milto Tedoglou 20 vjeç e 136 ditë, I cili kishte fituar medaljen e artë në vitin 2018 në Berlin./ Opinion.al

Pas