Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kampionë shqiptarë të papaguar

2019/10/22 at 9:00 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kampionë shqiptarë të papaguar

Sportistët elitarë të Shqipërisë nuk janë të shumtë në numër ama falë përpjekjeve dhe punës së palodhur ia kanë dalë jo rrallë herë të lartësojnë flamurin shqiptar dhe të sjellin në shtëpi medalje ari e argjendi nga kampionatet europiane dhe botërore.


Por megjithëse janë ndër të paktët qytetarë që i japin Shqipërisë një emer të mirë ata sërish nuk nderohen dhe shpërblehen nga shteti shqiptar siç iu takon dhe siç ndodh me kolegët e tyre në shtetet e tjera.

Briken Çalja, fitues i katër medaljeve të arta dhe dy medaljeve të  argjendta në  Kampionatin Europian të Peshëngritjes dhe një medalje bronzi në Kampionatin Botëror ende nuk ka marrë shpërblimet që i takojnë për këto medalje dhe prej thuajse dy vitesh pret nga zyrtarët në instituconet përkatëse një përgjigje.

“Unë kam kërkuar që të shpërblehet çdo medalje ashtu siç është dhe ligji shqiptar dhe i Federatës Botërore, ligji shqiptar i bazohet Federatës botërore. Kam kërkuar thjesht zbatimin e ligjit, si e ka shteti shqiptar vendimin e ligjit, VKM-n, dhe të Federatës Botërore, Europiane, Federatës Shqiptare dhe komunitetit olimpik. Unë prandaj kam marrë guximin të shprehem në lidhje me këtë problematikë, sepse u bë një kohë e gjatë dhe pritje pritje. Dhe sa mund të pres? Këta mbase presin që unë kur të lë sportin presin atë përgjigjen e fundit sepse nuk e di ça përgjigje pritet. E vetmja përgjigje që mund të presim, se kjo është ajo që ngatërrohet, e vetmja përgjigje që mund të presim është vetëm nëqoftëse je i njollosur dhe je me doping. Nuk ka asnjë lloj përgjigje”

Por problem i  shpërblimit të kampionit shqiptar të Europës nuk mbaron me kaq. Brikeni sqaron se një pjesë e mirë e medaljeve që ai ka marrë nuk njihen nga shteti shqiptar edhe pse njihen nga Federata Europiane dhe ajo Botërore.

“Do doja t’iu tregoja dhe pjesën e medaljeve. Kjo është medalja, i treti në botë. Kjo është medalja e pestë në historinë shqiptare, nga të gjitha llojet e sporteve shqiptare, në historinë shqiptare në këto 107 vite shtet. Dhe shteti shqiptar, sipas ministrisë për pjesën e shpërblimit nuk më njeh këtë medalje. Po iu tregoj se nga këto të shtata që janë ndërkombëtare, 2018-2019, mua shteti shqiptar më njeh vetëm këto dy medalje, i dyti në Europë që më njihet dhe vendi i parë në 2018 ndërkohë federata europiane dhe botërore mi njeh të gjitha. Janë zyrtare sepse për çdo medalje që merret bëhët ceremonia dhe ngrihet flamuri dhe këndohet himni. Unë kam katër medalje të tilla, mua shteti shqiptar nga katër medalje ari më ka njohur një medalje ari, nga dy argjendi më ka njohur një, dhe një bronzi sma njeh fare.”

Përsa i përket arsyes Brikeni nuk ka një përgjigje dhe prej 19 muajsh e kërkon atë në zyrat e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.

“Nga ana institucionale, nga ana zyrtare, dokumentacioni janë gjitha perfekt. Janë në ministri, janë të dorëzuara. I ka ministria por është zbatimi i saj. Nuk e di as unë se ku qëndron problemi sepse nuk kam marrë përgjigje zyrtare. Kam 19 muaj, imagjinoni nuk kanë bërë as gjënë më minimale. Një takim zyrtar. Imagjinoni që unë kam mundësi të dal dhë të flas në media, çfarë mund të bëj një qytetar i thjeshtë? A I përgjigjen një qytetari të thjeshtë apo jo, se kjo është dilema.”

Ndërsa Briken Çalja është lënë peng i burokracive, ende në pritje të pëgjigjeve dhe shpërblimeve që i takojnë një tjetër kampion Europe, Izmir Smajlaj, atlet profesionist i specializuar në kërcim për së gjati tregon se kushtet e stërvitjes së tij nuk janë aspak të mira.

Në raste të veçanta, Komiteti Olimpik i mundëson stërvitjen përreth një muaj jashtë Shqipërisë në kushtet dhe standardet e duhura po kjo siç tregon ai nuk mjafton pasi për të qenë në formë duhet të stërvitet çdo ditë në të tilla kushte.

“Këtu në Shqipëri të lënë kushtet për të dëshiruar. Dhe është një gjë, që këtu dhe nuk ka kushte dhe të kërkojnë rezultat ndërkohë rezultatet nuk vinë po s’pate kushte, si gjithë bota. Ne pikë së pari, flas për atletikën nuk kemi një pistë atletike. Është i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka pistë atletike. Unë gjej rastin faktikisht këtu për të falenderuar kryetarin e bashkisë për një pistë që po na bën te liqeni. Por dhe ajo është një pistë outdoor, nuk kemi pistë të mbyllur për të bërë stërvitje. Unë besoj se jam i vetmi atlet në botë që bëj stërvitje në asfalt. Mua më duhet të bëj stërvitje çdo ditë. Nuk mund të bëj stërvitje në palestër, se nuk është stërvitja imë në palestër. unë palestrën e kam dy herë në javë. Pjesa më e madhe është në Tartan. Unë shkoj çdo ditë në Elbasan për të bërë stërvitje. bëj 100 kilometra në ditë për të shkuar dhe për të ardhur. Kur është shi detyrohem ta bëj në palestër, por nuk është zgjidhje kjo pjesë.”

Për rreth një dekadë e gjysëm Izmir Smajlaj dhe Briken Çalja janë në ekipin kombëtar. Kanë përfaqësuar Shqipërinë në nivele ballkanike, europiane dhe botërore por megjithatë asnjëri prej tyre nuk është i siguruar.

“E kemi diskutuar me Brikenin. Jam dhe vetë i pasiguruar.”

“Pse”

“Nuk e di prej ku vjen kjo gjë sinqerisht. Ne kemi 15 vjet që merremi sport, të paktën 10 vjet jam në ekip kombëtar që jam në nivele ballkanike, europiane gjithë kohën dhe nuk jemi të siguruar.”

Izmiri tregon se një tjetër problem shumë i madh për sportitët dhe atletet shqiptarë në përgjithësi është edhe financimi. Në mungesë të një ligji rregullues për këtë problem sportistët, edhe ata elitarë detyrohen të kërkojnë dhe të gjejnë vëtë sponsora.

“Na ka shkuar e gjithë jeta duke lypur. Për të kapur sponsor dikë këtu në Shqipëri duhet me të pas mik ty, ose mik Brikenin që ti thotë një fjalë që të vijë të na sponsorizojë ne. Që është një gjë shumë e gabuar. Ne nuk na shkon të rrimë duke kërkuar se jemi kampiona Europe. Të gjithë atletet e huaj, ti vësh re, janë me stema në garë, që kanë sponsorizime. Por se di pse Shqipëria. Por besoj që do bëhët dhe këtu, nuk ka ku shkon pa u bërë. Po ishalla bëhët pa lënë ne sportin. “

Ligji për sportin iu njeh kampionëvë dhe sportistëvë elitarë edhe të drejtën për tu punësuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes ose Ministrisë së Brendshme. Por zbatimi i këtij ligji le për të dëshiruar pasi të dy kampionët e Europës sot kanë statusin e të papunit.

“Qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Edi Rama që i jam drejtuar dhe i kam bërë dhe thirrje sepse është një ndër të vetmit që mund ti japin zgjidhje këtij problemi në 2018 mos gaboj, më saktë në nëntor është vendosur ligji sportit, dhe një ndër këto pikat është dhe vendimi për tu punësuar ne që jemi medalistë ne rend europian dhe botëror. Unë e kam dorëzuar të gjithë dokumentacionin në ministri dhe sot e kësaj dite që ne flasim nuk kam një përgjigje. Nuk e di as vetë zgjidhjen. Imagjino jam i papunë, jam i pasiguruar. Ne jemi ata qëi hapim problem buxhetit të shtetit? Se ne jemi shumë pak, numërohemi me gishtat e dorës, jemi 5 -6 veta në gjithë Shqipërinë që jemi sportistë elitarë, medalist në botë. Ne qenkemi problemi më i madh i këtij shteti? Nuk është një deklaratë e lehtë për mua, nuk është aspak sepse kam një jetë që kam punuar për këto. Por jam i gatshëm të sfidoj këdo, dhe jam i gatshëm ti dorëzoj, dorëzoj dhe fanenellën e ekipit kombëtar nga ky moment nqoftëse un kam gabim diçka nga këto që flas.”

Etiketa: kampioneopinionpapaguar


Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Ilir Meta reagon pas Komisionit: Institucioni i Presidentit i pamposhtur

Gjykata Kushtetuese, Meta publikon listën me 6 aplikantë të rinj

Ambasada e SHBA publikon videon: Çfarë është BKH?

Llalla, Dako e Doshi/14 shqiptarë “non grata",paralajmëron ambasada e SHBA

Opinion/ A do të kthehet djali shqiptar nga Siria?

Opinion/ A do të kthehet djali shqiptar nga Siria?
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com