Të rinjve të LRI dhe FRESSH i janë bashkuar edhe disa nga drejtuesit e LSI. Prej ditësh ka nisur kampi në Jalë, ku veçmas FRESSH dhe LRI janë edhe rreth 400 të huaj. Natyrisht që nuk kishte sesi të kalonte pa vëmendje edhe pjesëmarrja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Duke përfituar nga rasti që ishin të gjithë bashkë, organizatorët kaën shkrepur edhe këtë foto. Ajo që na ka rënë në sy është look-u i Luan Ramës. Numri dy i LSI-së shfaqet me pantallona të shkurtra, përkrahu me kryetarin e FRESSH, Eljo Hysko. Duket Jala i ka “pajtuar” disa nga eksponentët e PS dhe LSI. /GSH