Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kampi i Tepelenës/ Dervishi: Pëllumb Xhufi, agjitator dhe avokat i krimeve të komunizmit

2018/03/30 at 9:39 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kampi i Tepelenës/ Dervishi:  Pëllumb Xhufi, agjitator dhe avokat i krimeve të komunizmit

Ish-drejtori i Arkivit pranë Ministrisë së Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi, i është përgjigjur me po të njëjtën gjuhë të ashpër historianit Pëllumb Xhufi, i cili e cilësoi Dervishin një njeri që ‘përdhos’ historinë, duke keqinterpretuar dokumentet e së shkuarës. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Dervishi shkruan në ‘Facebook’ se është Xhufi që nuk mund të interpretojë faktet historike për shkak të origjinës së tij, që është e lidhur ngushtë me regjimin.


Duke iu referuar kampit të Tepelenës, Dervishi thotë se Xhufi nuk është i saktë, pasi të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë që në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas janë zhvendosur në Tepelenë.

Statusi i plotë i Kastriot Dervishit

Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste

Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimete tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja. Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t’i besosh për ato që thotë.

Dy fjalë për kampin e Tepelenës. Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia “armiqve të popullit” (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare. Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas janë zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?

Ta sqaroj edhe punën e “dokumentit të CIA-s” që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u “pajtuan” midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).

Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin.Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:

-Babanë sekretar në komitet partie

-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Dajën prokuror

-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

Etiketa: debatikastriot dervishikomunizmipellumb xhufi


Ju sugjerojmë

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Aktualitet

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

1 Korrik, 2025 7:26 pm
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

1 Korrik, 2025 6:57 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

1 Korrik, 2025 6:17 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

1 Korrik, 2025 5:53 pm
Para
“Më kanë tërhequr zvarrë si qenin, ma kanë ulur kokën deri në gjunj, kanë bërë selfie me mua”, Gjuriç nuk lë që pa thënë për policët e Kosovës

Provokimi/ Gjuriç: Do të shkoj sërish në Kosovë

Vrau vjehrrën, pranga nuses dhe 3 personave të tjerë në Tiranë

Tragjike/Ndërron jetë 19 vjeçarja, dyshohet se piu fostoksinë

Vëmendje, këto janë zakonet e këqia nga të cilat duhet të hiqni dorë përpara se të mbushni 30 vjeç

Vëmendje, këto janë zakonet e këqia nga të cilat duhet të hiqni dorë përpara se të mbushni 30 vjeç
















TE FUNDIT

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik, 2025

Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
2 Korrik, 2025

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
2 Korrik, 2025

Dashi Sot, shpresat tuaja do të ringjallen dhe do të shihni, veçanërisht në fushën tuaj profesionale, se ëndrrat tuaja bëhen...

Lexo më shumë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com