Aktualitet

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Zv/ministri: U rinovua marrëveshja e vitit 2003


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 22/11/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë ku po shqyrtohet bashkëpunimi me institucionet britanike.

Zvendës/ministri i Brendshëm Andi Mahila, ritheksoi edhe njëherë se pas pyetjeve të opozitës se  nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se ka pasur një bashkëpunim pozitiv me institucionet britanike, për çështjet e emigracionit të paligjshëm ndërsa shtoi se marrëveshja ekzistuese e 2003 është pasuruar me një protokoll zbatimi.

“Bashkëpunimi me institucionet britanik eështë shumë i mirë. Në mënyrë periodike analizohen fenomene problematika të reja që dalin për çështje të migracionit të paligjshëm apo kalim të kufirit. Nga analizimi i të gjithë kësaj situatë është rënë dakord që të pasurohet marrëveshja ekzistuese e 2003 edhe me një protokoll zbatimi. Pra ka marrëveshje dhe protokoll zbatimi dhe të rejat që sjell janë më tepër detajimi, sot me të gjithë ndryshimet që kanë ndodhur e ka sjellë të nevojshme për ta përmirësuar dhe plotësuar këtë marrëveshje. Është iniciuar nga pala britanike”, tha më tej ai.

I pyetur nga Ferdinant Xhaferraj se çfarë do të ndodhë në terren në zbatimin e kësaj marrëveshje, zëvendës ministriu shpreh:

“Ka si objekt së pari shtetasit shqiptar, pastaj shtetasit e vendeve të treta dhe ata tranzit. Pala britanike bën kërkesën dhe bëhet verifikimi. Nëse ky shtetas i vendeve të treta, ose është nisur nga Shqipëria, ose ka pasur një leje qëndrimi nga Shqipëria. Këto janë rastet që merren në shqyrtim nga autoritetet, përcaktohet qartë në protokollin e kësaj marrëveshje. Shqipëria merr përsipër vetëm të tranzitit, garancinë që do shkojnë në vendin e origjinës e merr pala që e ka iniciuar operacionin”.

 

Pas