Kronikë

Kamioni përplas për vdekje 60-vjeçaren në Astir


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 26/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një kamion ka përplasur për vdekje një 60-vjeçare në Astir në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth oërs 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

“Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore”Njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas