Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si studenti Adenajd Hoxha banues në Rovato.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30, në zonën mes Rovato dhe Coccaglio.
Sipas rikonstruksioneve të autoriteteve italiane, makina e të riut që po udhëtonte në drejtim të rrethrrotullimit të Sant’Andrea, u përplas me një kamion që po mbërrinte në drejtimin e kundërt.
Edhe pse i riu u përpoq të shmangte përplasjen nuk mund të bënte asgjë. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe ka shkatërruar makinën, e cila përfundoi në murin e një nënkalimit.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por nuk mund të bënin asgjë për të riun Adenajd Hoxha.