Një transformator i energjisë elektrike në qytetin e Pogradecit është dëmtuar, duke lënë mbi 200 familje pa energji elektrike.
Ngjarja është regjistruar në një nga lagjet e fshatit Bucimas të bashkisë Pogradec.
Sipas policisë, dyshohet se transformatori është goditur nga një kamion, i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupet e punës së OSHEE-së kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me Policinë e Shtetit, ku këta të fundit janë angazhuar për të gjetur autorin e kësaj ngjarjeje.
Dëmi në transformator është i madh, ndërsa do të kërkojë disa orë pune deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga elektriciteti në momentin e goditjes, edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.