Një kamion ka dalë nga rruga në Urën e Kolshit në Kukës dhe ka rënë në liqen.
Ende nuk dihet fati i shoferit të tij.
Sipas burimeve zytare nga policia bëhet e ditur se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. /Opinion.al