Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamikazët në emër të fesë do shkojnë mu në mes të ferrit

2017/11/25 at 10:53 AM
në Aktualitet, Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto-Video/ Skene horrori në urën e Londrës

LONDON BRIDGE TERROR ATTACK. SATURDAY 3RD JUNE 2017 - MAGICMOMENTSUK - 07753 30 30 77

Nga Gazment Agai*


Ne kohen kur diskutohej teologjikisht! se a shkojne ne ferr a ne parajse kamikazet ne emer te fese, dhe menjehere pas sulmeve te 11 Shtatorit, Fethullah Gylen ishte dijetari i pare musliman i cili denoi ashpersisht sulmet ne emer te fese duke thene dhe shprehjen e famshme; “Një terrorist nuk mund të jetë musliman dhe një musliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist.”

Terrori duhet luftuar fort, ndoshta me te vendosur ndaj tij duhet te qendrojne vete muslimanet. Qasja ndaj njeriut e ofruar nga Gylen mbetet nje nga zgjidhjet reale te problemit te terrorit, percarjes, injorances e varferise.

Pa i hequr asnje presje, mbetet shume aktual dhe per aktin e fundit terrorit te ndodhur ne Egjipt qe na keputi shpirtin, por dhe te gjithe terrorizmave te ngjashme.

Ja mesazhi origjinal i botuar me 12 Shtator ne Washington Post;

“Unë dua ta bëj të qartë që çdo aktivitet terrorist, nuk ka rëndësi nga kush është ndërmarrë ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Për këtë arsye, asnjë njeri – dhe, sigurisht, asnjë musliman – nuk mund ta aprovojë aktivitetin terrorist. Terrori nuk është pjesë e kërkimit të arritjes të pavarësisë apo shpëtimit. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm.

Edhe nëse në pamje të parë aktet e tilla duken se dëmtojnë objektivin, të gjitha aktivitetet terroriste në fund të fundit dëmtojnë më shumë terroristët dhe mbështetësit e tyre. Ky akt i fundit terrorist, i cili është më i përgjakshmi dhe më i dënueshmi, është më shumë se një goditje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ai është një goditje kundër paqes botërore si edhe kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore. Ata që e kryen këtë krim të shëmtuar mund të konsiderohen vetëm si njerëzit më mizorë në botë.

Ju lutem, më lini t’ju risiguroj që Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë musliman dhe një musliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur’ani kërkon që çdo musliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një njeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm.

Islami respekton gjithë të drejtat individuale dhe deklaron qartë që asnjeri nuk mund dhunohet, edhe nëse kjo është në interes të komunitetit. Kur’ani deklaron që kush merr një jetë pa të drejtë, ka marrë si rrjedhim jetët e të gjithë njerëzimit, dhe kush shpëton një jetë, si rrjedhim ka shpëtuar jetët e të gjithë njerëzimit. Gjithashtu, Profeti Muhammed deklaron që një musliman është një njeri që nuk duhet të dëmtojë as me duar dhe as me gjuhë.

Unë e dënoj fuqimisht këtë akt të fundit terrorist në Shtetet e Bashkuara. Ai meriton vetëm dënim dhe përbuzje dhe prandaj duhet të jetë dënuar nga çdo njeri në botë. Unë apeloj tek gjithsecili për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Përpara se udhëheqësit amerikanë dhe populli t’i japin përgjigje këtij sulmi të neveritshëm jashtë zemërimit dhe dhimbjes së tyre të justifikuar, më lini të shprehem që ata duhet ta kuptojnë që një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi dhe nuk mund të kthehet prapa, pra, le të shohim se si mund të shmangen tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që dëmtimi i masave të pafajshme me qëllim ndëshkimin e pak njerëzve të fajshëm nuk është në dobi të tyre, më saktë, veprime të tilla vetëm do t’u japin zemër terroristëve nga shtimi i ndonjë zemërimi ekzistues dhe nga lindja e më shumë terroristëve dhe më shumë violence. Më lini t’u kujtoj që terroristët përfaqësojnë një pakicë tejet të vogël brenda çdo shoqërie apo feje. Le të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, sepse vetëm nëpërmjet mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë mund të parandalohet në të ardhmen një dhunë e tillë!

Unë e ndjej dhimbjen e popullit amerikan në thellësi të zemrës dhe i siguroj ata që unë lutem te Zoti i Plotfuqishëm për viktimat dhe lutem që Ai t’u japë atyre paqe dhe të gjithë amerikanëve të tjerë durimin e nevojshëm për ta mbajtur dhimbjen e tyre!

Unë dua ta shfrytëzoj këtë oportunitet për të transmetuar edhe një herë vlerësimin tim për gjithsecilin!”

* Imam, Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan
Etiketa: ferrigazment agaikamikazetmyslimanet


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari
Aktualitet

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

2 Gusht, 2025 6:00 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Aktualitet

Lëkundje sizmike në Tiranë/ Ja magnitudat dhe epiqendrat e tërmetit

2 Gusht, 2025 5:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..

2 Gusht, 2025 5:19 pm
Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën

2 Gusht, 2025 5:03 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Aktualitet

Durrësi, i rezervuar deri në shtator/ Turoperatorët: Fluks i lartë pushuesish

2 Gusht, 2025 4:56 pm
Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?
Aktualitet

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

2 Gusht, 2025 4:46 pm
Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit
Aktualitet

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

2 Gusht, 2025 12:21 pm
Para
I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet në Morinë kosovari

I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet në Morinë kosovari

Shkencëtarët japin alarmin: Ju shikojnë çdo gjë që bëni në Facebook

Shkencëtarët japin alarmin: Ju shikojnë çdo gjë që bëni në Facebook

Sfidon modelja me shami

Sfidon modelja me shami
















TE FUNDIT

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
2 Gusht, 2025

Një 27 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freksut. Sipas informacionit paraprak të policisë rreth...

Lexo më shumë

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
2 Gusht, 2025

Zyrtarisht Hamasi ka deklaruar se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran,...

Lexo më shumë

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
2 Gusht, 2025

Përjashtimet dhe lehtësitë tatimore për sektorë të caktuar do të shkojnë drejt heqjes. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të...

Lexo më shumë

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
2 Gusht, 2025

Në Gjermani, më shumë njerëz sesa kurrë më parë janë bërë viktima të dhunës në familje më 2024, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com