Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një pallat ku ai po punonte në Tiranë.
Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kamëz dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spital.
“Rreth orës 14:55, në Kamëz, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al