Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Kamëz.
Sipas policisë, shtetasi P.M., ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin e tij 2-vjeçar në oborrin e banesës. Si pasojë e dëmtimeve të marra, për fat të keq i mituri ka ndërruar jetë.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.