Sociale

Kamerieri shqiptar “hero”, i shpëton jetën gruas në restorant


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 21/06/22 |
Opi Nion

Një kamerier shqiptar u cilësua si hero nga mediat malteze pasi ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte.

TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur u informua se një kliente, Patricia Neto, po mbytej me ushqim. Endri nxitoi ta ndihmonte gruan dhe arriti ta shpëtonte nga vdekja.

Gruaja tha më pas se mendoi që do të vdiste pasi nuk po merrte dot frymë, por fatmirësisht shpëtoi. Vajza e saj, Carole Khosla, falenderoi Endrin përmes një postimi në Facebook. “I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, tha ajo./Opinion.al

Pas