Te Fundit

Kamerat e sigurisë, pro dhe kundër!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 17/11/15 |
b.f

TIRANË- Projektligji për Rendin Publik ku parashikohet edhe vendosja e kamerave ka ngjallur debate edhe mbi privatësisë.

Qysh kur në Tiranë dhe disa qytete të tjera, në disa nga godinat kryesore  apo  nëpër  kryqëzime dhe semaforë u vendosën këto kamera mbrojtësit e të drejtave të privacisë ngritën zërin.

Gjithsesi ata janë përballe një grupi tjetër i cili mendon se ky monitorim 24 orë në 24 për  e bën jetën e tyre më të sigurt. Më të sigurt sepse nëse ndodhen përballë një agresioni në rrugë, një vjedhje në biznes apo një aksidenti të rëndë kamerat mund të shërbejnë për ti dhëne atyre një panorame te qarte te asaj qe ka ndodhur.

Por  qendrimet radikale nuk mungojnë në rastet kur njerëz të caktuar nuk duan të jenë pjesë e këtyre filmimeve duke patur frikën se në ndonje rast ato mund të shfrytezohen negativisht apo të keqpërdoren. Edhe këtu rastet nuk mungojnë kur nga institucionet përkatese këto filmime kanë rënë në duar të tjera apo duke përfunduar edhe në media.

Disa e konsiderojnë privacinë një të drejtë morale e të tjerë ligjore që duhet mbrojtur nga shoqëria apo ligji.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas