Sonte në emisionin investigativ ‘Stop’ do të denoncohet një tjetër rast korrupsioni. Kemi arritur të mësojnë pak info, pasi emisioni po përgatitet dhe stafi mbetet diskret.
Do të shohim se si zyrtarët e dinë mirë pazarin e institucioneve të tjera dhe të tregojnë se si dhe ku duhet të paguash. Dhe kjo ndodh pikërisht në një institucion që duhet të luftojë korrupsionin! Kjo zbulohet përmes kameras së fshehtë.
Të gjitha të tjerat presim ti shohim sonte live në “Stop” në orën 20:00 në TV Klan.