Sport

Kamberi zëvendëson Cikalleshin? Flet trajneri Edi Reja


               Publikuar në : 12:33 - 10/11/19 |
xhu lia

Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në vigjilje të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset në kampionatin Evropian,  trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja është ndaluar edhe tek dëmtimi i Cikalleshit dhe tek zëvendësimi i tij i mundshëm me Kamberin.

“Për Cikalleshin më vjen keq, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtashëm, kemi alternative. Kemi pritshmëri të larta për të vëzhguar Kamberin. Çështja e Kamberit është çështje dokumentacioni. Po presim një përgjigje pozitive dhe shpresoj ta aktivizojë dhe ta shoh nga afër. Kemi alternative të tjera, si Seferi, Uzuni, që nuk ishte herën e kaluar, pasi doja të jepja hapësira për lojtarët e tjerë. Do të vendos gradualisht për kontingjentin përfundimtar që do të futen në fushën e lojës dhe në pankinë,”-është shprehur Reja.

Gjithashtu trajneri i Kombëtares foli dhe për rikthime në skuadër. “Kemi dy rikthime si Xhaka dhe Ndoj, i cili ishte i dëmtuar dhe këtë herë mund të luajë. Mavraj dhe Memushaj, edhe pse janë disi më të mëdhenj në moshë, luajnë rregullisht në skuadrat e tyre, pro duhet të gjejmë alternative për ta,”-përfundoi ai.

Por a do të ketë rinovim kontrate për Rejan?  “Nuk ka probleme për rinovimin dhe kemi folur me presidentin. Jemi në një mendje,. Federata po punon për të ardhmen, si stadiumi, departamentet dhe kërkon të afrohet me federatat e huaja,”-tha ai gjatë konferencës për median.

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë më 14 nëntor në “Elbasan Arena” kundër Andorrës. Më pas tre ditë më vonë në kryeqytet kundër Francës. Sfida me kampionët e botës në fuqi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”, i cili do të jetë edhe takimi përurues për këtë stadium në Tiranë./Opinion.al

 

Pas