Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam menduar të vras veten”,rrëfimi prekës i aktores Zamira Kita: Vjehrri s’më donte, vdiq pa më takuar

2024/03/09 at 11:37 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam menduar të vras veten”,rrëfimi prekës i aktores Zamira Kita: Vjehrri s’më donte, vdiq pa më takuar

E ftuara e radhës në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, ka qenë aktorja Zamira Kita. Si rrallë herë, Kita ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj.

Aktorja rrëfeu për vështirësitë në karrierë dhe se është dënuar me 6 muaj në bujqësi sepse iku nga puna dhe bëri film në ’86.

“Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin”, tregoi Zamira Kita.

Ndër të tjera aktorja ka zbuluar se ka menduar të vrasë edhe veten për shkak të vështirësive me të cilat është përballur.

“Të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar.”

Ndërsa tregoi se pengu më i madh në jetën e saj është se vjehrri nuk e takoi asnjëherë pasi nuk e donte si nuse për djalin e tij.

Zamira Kita: Kam bërë një film në ’86, sapo kisha mbaruar shkollën në ’85. Ma quajtën ikje pa leje… me Piro Milkanin filmi i parë, ai më çeli rrugën se mua deri atëherë nuk më merrnin në filma. Goditje e madhe, vuajtje e madhe. Unë në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. E mbarova filmin “Eja”. U dënova 6 muaj në bujqësi sepse ika nga puna dhe bëra filmin. Çfarë pune nuk kam bërë në bujqësi, kam bërë plitharë, kam qëruar fasule, qepë nga barërat e këqija. Jam kthyer në Teatër sepse ndoshta ju duhesha.

Fillova të bëj estradë, krijova emrin tim dhe fillova të krijoj karaktere që ndoshta dhe sot kujtohen. Me aktorë si Aleko Prodani, Arben Dervishi. Fitova eksperiencë nga ta, filluan të më fusin nga pak në komedi, gjithmonë duke më luftuar. Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin.

Edi Rama: Si i përjetoje këto? Qaje, i bije murit me kokë?

Zamira Kita: Qaja. Murit me kokë nuk i kam rënë, por që të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar.

Edi Rama: Po dhe vjehrri sikur nuk të donte ty.

Zamira Kita: Po pse ma kujton. Ai e pati shumë të vështirë për faktin që isha aktore, jam 4 vjet më e madhe se Beni. Më pas ai donte, por karakteri i tij nuk e lejonte që të më fliste. Ndërroi jetë pa më takuar kurrë. Ky është një nga pengjet e mi më të mëdhenj. Ai e kuptoi se sa e mirë isha unë për Benin, sa e doja, por ishte pak i vështirë në karakter.

Ju sugjerojmë

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
Aktualitet

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

20 Gusht, 2025 3:05 pm
UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
Aktualitet

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

20 Gusht, 2025 2:47 pm
Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
Bota

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës

20 Gusht, 2025 2:37 pm
Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
Sport

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

20 Gusht, 2025 2:16 pm
Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton projektin për vendbanimin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor

20 Gusht, 2025 1:58 pm
Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja
Aktualitet

Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja

20 Gusht, 2025 1:40 pm
Kultivuan mbi 350 bimë narkotike në parcelat e fshatit, arrestohen dy persona
Aktualitet

Kultivuan mbi 350 bimë narkotike në parcelat e fshatit, arrestohen dy persona

20 Gusht, 2025 1:26 pm
Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit
Aktualitet

Tentuan të vidhnin karburant në një firmë ndërtimi, arrestohen dy vëllezërit

20 Gusht, 2025 1:15 pm
Captagoni, droga që përdornin luftëtarët sirianë…si dhe presidenti al-Shaara!
Bota

Captagoni, droga që përdornin luftëtarët sirianë…si dhe presidenti al-Shaara!

20 Gusht, 2025 1:00 pm
Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin
Aktualitet

Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

20 Gusht, 2025 12:42 pm
Para
“Shqetësuese shifrat e grave dhe vajzave të dhunuara”,Tabaku: Të ndërmerren iniciative konkrete për t’i bërë ekonomikisht të pavarura

“Shqetësuese shifrat e grave dhe vajzave të dhunuara”,Tabaku: Të ndërmerren iniciative konkrete për t’i bërë ekonomikisht të pavarura

Operacioni “Furnitori”, arrestohet një 35-vjeçar, shiste lëndë narotike në 1 lokal

Operacioni “Furnitori”, arrestohet një 35-vjeçar, shiste lëndë narotike në 1 lokal

Publikimi i videos së sherrit, dosja i kalon AMP. Merret në pyetje Princ Leka

Publikimi i videos së sherrit, dosja i kalon AMP. Merret në pyetje Princ Leka

TE FUNDIT

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
20 Gusht, 2025

Pas disa ditë intensive “lufte” me zjarret në vend, situata ka ardhur në përmirësim. Sakaq, flakët lanë pas dëme të...

Lexo më shumë

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë

UKT njofton qytetarët: Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në dy zona në Tiranë
20 Gusht, 2025

Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të...

Lexo më shumë

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës

Bassuener: Dodik është i dobësuar, por jo jashtë lojës
20 Gusht, 2025

Millorad Dodik po kalon një fazë të dobësimit politik, por nuk mund të quhet i margjinalizuar, thotë Kurt Bassuener, nga...

Lexo më shumë

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
20 Gusht, 2025

Aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut është mbyllur zyrtarisht. Sulmuesi është zyrtarizuar këtë të mërkurë të 20 gushtit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com