Rajoni

“Kam lindur dhe do vdes vrasës”,dalin fotot e “killerit” shqiptar në Greqi


               Publikuar në : 11:22 - 14/10/19 |
Al Do

Për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos, gjykata greke dënoi me burgim të përjetshëm Brahim Brahimajn, Olti Duçen dhe Klodian Lekoçajn.

Sipas mediave greke kreu i grupi është Lekoçaj pasi a ka lidhje me personazhe të errët të botës së krimit në Greqi. Madje mediat fqinje e kanë cilësuar grupin e tyre si “mafia shqiptare në burgje” duke iu referuar Lekoçajt.

Së fundmi janë publikuar pamje e Brahim Brahimajt, i njohur me nofkën “killeri”. Në fotot e bëra brenda burgut ai shfaqet duke përdorur edhe celularin, gjë që është e ndaluar për të burgosurit.

“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Brahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat greke. /Opinion.al

Pas