Një person është gjetur sot i gjallë në tragetin e linjës Greqi-Itali që u përfshi nga flakët rreth 2 ditë më parë.
Mediat greke ndanë fotot e momentit të shpëtimit të personit bjellorus, i cili u gjet i gjallë dy ditë e gjysmë pasi zjarrit që ra në Euroferry Olympia në Jon.
Mësohet se fjalët e para të tij kanë qenë:“Më thuaj që jam gjallë”. Ndërsa kur u pyet për pasagjerë të tjerë, ai ka thënë se: “Kam dëgjuar zëra të tjerë”.
Pasagjeri është transportuar menjëherë në spital për ekzaminim, dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore duket e mirë.
Sipas mediave greke, i riu është gjetur në një nga skajet e tragetit. Pasi u zbulua nga forcat e shpëtimit, ata vendosën një shkallë në anije./Opinion.al