Sport

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Meta dekoron presidentin e UEFA-s


               Publikuar në : 19:09 - 17/11/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Presidentin i UEFA-s ndodhet në Shqipëri pasi është i ftuar special në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar “Air Albania Stadium” në përballen mes Shqipëri-Francë.

“I nderuar Z.Ceferin, i nderuar Z.Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë. Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin. E falënderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”-shprehet Meta./ Opinion.al

Pas