Gjovalin Loka, drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, ka kaluar me sukses Vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për drejtorin Loka, duke e konfirmuar në detyrë.
Gjatë seancës dëgjimore në KPK, Gjovalin Loka ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në deklarimet e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale./Opinion.al