Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kalon për gjykim dosja e “Sterilizimit”/ Ish-ministri Beqaj: Vendimi i gjykatëses i ndikuar nga Sali Berisha

2025/01/23 at 12:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimi me fondet e BE-së/GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndryshon masa e sigurisë për Alfred Nikollin

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi”.

Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Mësohet se Beqaj tha që s’mund të mbrohet për akuza që as vetë gjyqtarja as prokuroria nuk po pranojnë t’i shkruajnë.

Sipas tij, gjyqtarja ka qenë e ndikuar në këtë proces, ndikim të cilin Beqaj e ka cilësuae si politik, konformist, personal dhe shoqëror.

Ai ka thënë se vërtet nuk mbrohet dot ama mund të denoncoj.

Fjala e Beqajt:

Ne përmbledhje te fjalës time theksoj qe:

Se pari, ju si gjyqtare e seancës paraprake e keni dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe te drejtat e mia procedurale ne menyre te qëllimshme dhe te parekuperueshme. Une dhe avokati im e kemi te pamundur qe te mbrohemi efektivisht ne mungese te qëllimshme dhe te ripërsëritur te nje vendimi te ndërmjetëm te arsyetuar per akuza te reja te bazuara ne fakte te reja te pambështetura ne asnjë prove. Ftesa juaj per t’u mbrojtur ndaj këtyre akuzave eshte fiktive dhe ka per qellim qe te mashtroje procesin e rregullt ligjor a thua sikur ne na janë respektuar te drejtat tona procedurale dhe ne kemi qene te qarte per akuzën. Por kjo nuk eshte e vertete. Ne nuk jemi te informuar qëllimisht nga ana juaj dhe madje as organi i akuzes nuk e ka kuptuar qarte vendimmarrjen tuaj.
Jo vetëm une, por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, nuk mund te mbrohemi per akuza te pasqaruara, te pashkruara dhe qe nuk do te shkruhen ndonjëherë, por do te thuhen edhe ne themel me goje, te pambështetura ne ndonjë fakt ne akuze dhe te pambështetura ne ndonjë prove konkrete.

Se dyti, ju keni qene e ndikuar ne kete proces dhe vendimmarrja juaj e verteton kete. Ndikimi eshte dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbeshtetur akuzat e tyre politike. Nderkohe, vendimmarrja juaj i shkon per shtat edhe vendimmarrjes se mëparshme te paligjshme te Gjyqtarit Erion Bani paçka se cdo gje tani eshte parashkruar.
Ç’rendesi ka nëse une kam vjedhur apo jo. Ne te vertete e rëndësishme eshte qe PD te kete tani goje te pretendoje qe une jam hajdut sepse deri me tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte te mbante dot veten ne kembe.

Se treti, ju nuk i keni shërbyer aspak zbardhjes se plote te se vërtetës por keni dashur qe te vërtetoni vetëm te verteten e paracaktuar nga ana juaj. Ju, ashtu si dhe organi i akuzes, vazhdoni ta ndani dhe copëtoni ne menyre te pashpjegueshme fazën e lidhjes dhe zbatimit te kontratës si dy çështje te ndara, kur ne thelb, po te lexoni akuzën, eshte me shume se gjysma zbatim kontrate. Per ju nuk ka pike rëndësie vërtetimi sic duhet, me apo pa ekspertize, e demit, e ndonjë shifre, e numrit te operacioneve 50 apo 63 mije, e burimit te shtimit te kostove (FSDKSH), e burimit te pagesave jashtë përcaktimeve kontraktore per energjinë dhe ujin (FSDKSH), e përfitimit te pallogaritshëm te këtij koncesioni ne kursim, ne përfitim financiar dhe shëndetësor (ne jete).

Së katërti, ju qartesisht shtruat rrugën per nje ndarje artificiale te çështjes. Qe ne te tre te qendrojme ne Gjykaten e Posacme ndërsa te tjerët te shkojnë ne Gjykaten e Zakonshme. Prandaj, vertetohen apo jo akuzat per vjedhje dhe grup te strukturuar kriminal, pak rendesi ka per ju. E rëndësishme eshte qe çështjet te ndahen.

Se pesti, ju nuk keni asnjë ngurrim qe ashtu si dhe gjyqtari Erjon Bani, te përfitoni sa te mundni personalisht dhe mediatikisht nga kjo çështje dhe nga emri im. Ne popull ju doni te dilni si gjyqtarja qe dhatë drejtësi. Qe orientuat hetimet ne shinat e duhura. Qe zbuluat ate qe prokuroret e fshehën. Ne fakt, eshte e kundërta. Ju i prishet te gjitha. Me hetime, me proces e me akuza ne menyre te paligjshme.
Per te gjitha sa me sipër, une nuk mbrohem dot, por vetëm mund te denoncoj.




Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Plagosje me thikë në gjimnazin e Fushë-Krujës, policia shoqëron autorin 

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj vjehrrit dhe vjehrrës, policia nis hetimet për 32-vjeçaren 

Përballja mes lojtarëve të Kombëtares në Champions, Silvinjo ndjek në stadium ndeshjen Sparta Pragë-Inter

Përballja mes lojtarëve të Kombëtares në Champions, Silvinjo ndjek në stadium ndeshjen Sparta Pragë-Inter

“Shpëtoni Shqipërinë nga Rama”, Berisha iu bën thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit 

“Shpëtoni Shqipërinë nga Rama”, Berisha iu bën thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit 
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com