Aktualitet

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-kryebashkiakut Kajmaku


               Publikuar në : 15:28 - 18/02/20 |
el ida

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Kajmaku do të gjykohet për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ish-zyrtari i lartë i fshihet drejtësisë që prej 12 nëntorit 2019, kohë kur gjykata caktoi për të një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë.

Nga arratia Kajmaku kërkoi pushimin e çështjes, përmes avokatit të tij mbrojtës, kërkesë e cila nuk u pranua nga gjykata.

Sipas prokurorisë, ish-Kryebashkiaku nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një procedim penal në Greqi, ka falsifikuar numrin e protokollit në urdhrat e firmosur prej tij për shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve, si edhe ka hyrë në ambientet e Bashkisë Vorë, pasi KQZ e kishte shkarkuar nga detyra./Opinion.al

Pas