Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi në heshtje tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, flet Begaj

2023/09/22 at 7:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaloi në heshtje tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, flet Begaj

Presidenti, Bajram Begaj, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës” teksa ndodhet në Neë York, ku ka ka folur edhe për tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, ligjin për studentët e Mjekësisë, atë për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe për Akademinë e Shkencave, të cilat i kaloi në heshtje.

Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se arsyeja për kalimin në heshtje të tyre “nuk ka të bëjë me një mosvendimmarrje të presidentit, por me faktin e dilemave Kushtetuese që presidenti kishte”.

“Ka pasur diskutime publike. Mekanizmi kontrollues kushtetues i Presidentit për rastin në fjalë për çdo ligj është që t’i përmbahet strikt kushtetutës. Nuk mund të niset vendimmarrja nga opinione personale apo politike. Çdo ligj i miratuar nga Kuvendi i nënshtrohet një procesi të rregullt që shikon nëse ky ligj është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Asnjë prerogativ nuk mund të ndikojë në vendimmarrjen e presidentit. Për ligjin për studentët e mjekësisë, bëra një takim me ta, të cilët e shikojnë ligjin nga shkelja e të drejtave të tyre. Ndërkohë që qeveria nga ana tjetër e shikon ligjin nga një interes madhor publik që qytetarët shqiptarë të kenë mbulim me shërbim shëndetësor. Kjo lloj kontradikte nëse do të kishte vendimmarrje të Presidentit qoftë në rast të dekretimit, qoftë në rast të kthimit mbrapsht në parlament, do të kishte një ndikim jo proporcional ligjor për secilën palë. Kështu që në këtë rast vendosa të mos mbaj anë dhe t’i lë mundësinë palëve të interesuara të angazhohen në një mekanizëm tjetër kontrollues kushtetues që mund të jetë Gjykata Kushtetuese. Heshtja ime në këtë rast nuk ka të bëjë me faktin që ishte një mosvendimarrje e presidentit, por me faktin e këtyre dilemave kushtetuese që presidenti kishte”, tha ai.

Presidenti Begaj po ashtu shtoi se në takimet e tij në OKB ka shprehur nevojën për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Kam shprehur nevojën e mbështetjes së Kosovës, jo vetëm si mbështetje morale, por edhe në drejtim të njohjeve të reja. Mbështetja e Kosovës është domosdoshmëri. Domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. Për faktin që faktori shqiptar është një faktor mjaft i rëndësishëm për paqen, për sigurinë për mirëqenien dhe për zhvillimin e qëndrueshëm. Është detyrë e çdo qytetari dhe shtetari për të mbështetur Kosovën”, tha kreu i shtetit duke theksuar se Shqipëria mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi nevojë për vetizolim, por për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës”, tha Begaj.

Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
U përplas nga një automjet, humb jetën 79-vjeçari në Korçë

U përplas nga një automjet, humb jetën 79-vjeçari në Korçë

Egjipti korrupton senatorin amerikan dhe gruan, i gjenden në shtëpi 500 mijë dollarë dhe shufra ari

Egjipti korrupton senatorin amerikan dhe gruan, i gjenden në shtëpi 500 mijë dollarë dhe shufra ari

Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët

Aksidenti me një viktimë në Korçë, policia arreston drejtuesen e automjetit

TE FUNDIT

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
8 Qershor, 2025

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky...

Lexo më shumë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com