Qytetarët e zonës “Mihal Grameno”, në kryeqytet prej 15 vitesh vuajnë nga mungesa e një rrugë të asfaltuar. Edhe pse kanë bërë kërkesa në institucionet përgjegjëse, banorët deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe vazhdojnë të jetojnë në rrugën, e cila është jashtë çdo standardi.
Ata kanë parë si zgjidhje denoncimin në redaksinë e www.tvklan.al tek rubrika “Kallzo”. Sikurse duket edhe në këto foto një pjesë e rrugës “Mihal Grameno është e mjeruar dhe në atë zonë jetojnë mbi 800 banorë, të cilët prej vitesh janë ankuar por nuk kanë gjetur zgjidhje.
Ndërkohë që rehabilitimi i rrugës pranë “Tregut Elektrik” është bërë, për këtë rrugë (400 m), duket se askujt nuk i ka shkuar ndërmend. Shpresojmë që pas këtij denoncimi autoritetet përgjegjëse të veprojnë sa më shpejt.