Aktualitet

Kallëzoi në SPAK anëtarët e KPK,nisin verifikimet për pretendimet e Gjatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 23/03/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur verifikimin e kallëzimit të ish-drejtueses së Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ndaj anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas pretendimeve të Gjatit 3 anëtarët Genta Bungo, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj kanë shpërdoruar detyrën, pasi gjatë procesit të hetimit administrativ, nuk i kanë pranuar prova të paraqitura nga ana e ish magjistrates.

Kjo e fundit u shkarkua disa ditë më parë, si e papërshtatshme në dy kriteret për vazhdimin e detyrës.

Në përfundim të verifikimeve, SPAK do vendos nëse ka vepër penale apo jo në pretendimet e Gjatit.

Kujtojmë se Kryeprokurorja e Kukësiti akuzonte anëtarët e KPK për shpërdorim detyre, pasi sipas saj KPK se nuk kishte shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit, kjo për shkak se materialet nuk i kishte dërguar në rrugë postare por elektronike.

Prokurorja e komanduar, gjithashtu pretendonte se njëri nga anëtarët nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur është refuzuar kërkesa e saj për marrjen në konsideratë të dokumenteve shtesë, duke shtuar se ka siguruar edhe një fotokopje të sistemit TIMS, marrë në datën 5 mars./Opinion.al

 

Pas