Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal për tre zyrtarë të Bashkisë Himarë.
Mësohet se bëhet fjalë për kryeinspektor i IMT, Himarë Renato Hodaj, inspektorin Melseid Nelaj, inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektorin Dhimiter Balaj.
Sipas IKMT-së, pas kontrollit në terren, është vënë re se të kallezuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.
“Kallëzim për kryeinspektorin dhe 3 inspektorë në Himarë. Kallëzim ndaj zyrtarëve për shpërdorim detyre. I kallëzuar Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT në Himarë; Melseid Nelaj; Erion Zenelaj, Dhimitër Balaj. Të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat sipas ligjeve”, thuhet ndër të tjera në kallëzim./ Opinion.al