Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kallëzimi për Tahirin, zbardhet debati i mbledhjes së jashtëzakonshme

2016/06/18 at 12:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kallëzimi për Tahirin, zbardhet debati i mbledhjes së jashtëzakonshme

Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri padi penale disa ditë më parë ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për kërcënimet dhe deklaratat e bëra në adresë të gjyqtarit Arjan Aliaj që pezulloi nga detyra kryepolicin Haki Çako.


Pas disa deklaratave e sulmeve të njëpasnjëshme të Tahirit, KLD u detyrua të bënte një mbledhje urgjente dhe pas diskutimeve vendosën që të padisnin ministrin.

Anëtarët e KLD-së dënuan njëzëri deklratata e ministrit të Brendshëm dhe kërkuan nga politika që të mos ndërhyjë vendimet e Gjykatave, e aq më tepër të bëjë kërcënime e shantazhe.

Diskutimet në mbledhjen jashtë radhe të KLD janë zbardhur nga gazeta ‘Panorama’:

DEBATI NE KLD

XHEZAIR ZAGANJORI: Në rastin konkret unë mendoj që deklaratat që janë bërë, kryesisht nga pushteti ekzekutiv, janë të papranueshme dhe sigurisht që ne kemi për detyrë si Këshill i Lartë i Drejtësisë, por edhe si Konferencë, por edhe Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar, që të mbrojmë gjyqtarin, të mbrojmë statusin e gjyqtarit, sepse përndryshe, sigurisht që nëse nuk do ta bënim një diçka të tillë, sigurisht që komuniteti i gjyqtarëve do ta ndienin veten të vetmuar, por sigurisht që ata nuk do të ishin në gjendje të ushtronin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

NERITAN CENA: Sinqerisht këto ditë kam pritur, vëzhguar, qoftë edhe një qëndrim të miqve të Shqipërisë, si zotit Lu dhe zonjës Vlahutin, që të dilnin me një qëndrim zyrtar, nëse ka vërtet shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve në ato deklarimet, qoftë të ministrit të Brendshëm, qoftë të Kryeministrit. Reagime që nëse mendojmë që mund t’i bëjë një zyrtar, atëherë çfarë mund të mendojmë që mund të bëjë një njeri që minimalisht nuk ka kulturë juridike? Nuk e di, mbase politikanët tanë, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, nuk dinë akoma ta respektojnë njëherë e mirë që kur flet gjykata, palët heshtin dhe që kontrolli i vendimeve gjyqësore bëhet vetëm në rrugë gjyqësore dhe nuk janë komentet ato që do zgjidhin problemin. Sikurse e thatë edhe ju, ne nuk kemi absolutisht asnjë lloj të drejte t’i hyjmë çështjes në fjalë nëse ekzistonin kushtet për t’u dhënë ajo masë sigurimi, a nuk duhej dhënë ajo masë sigurimi. E pafalshme, e patolerueshme mendoj unë është qëndrimi jo etik dhe i theksuar politik nga ana e përfaqësuesve të ekzekutivit. Unë nuk di që ne gjyqësori të jemi pjesë e ndonjë partie politike të caktuar, qoftë pozitë, qoftë opozitë. Di që jemi pushtet i pavarur.

ASTRIT HAXHIALUSHI: Vendimi i gjykatës nuk është vendim përfundimtar që çmon provat dhe për rrjedhojë duke u bërë një objekt i tillë nga ana e ministrit të Brendshëm i kritikave, por edhe i kërcënimeve, them se ka cenuar në themel pushtetin gjyqësor. Ndoshta ne na ka rënë kjo barrë në një kohë të vështirë, duke qenë objekt i këtyre kritikave dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por njëkohësisht na jep edhe njëfarë krenarie që t’i dalim zot kësaj pune, sidomos trupës gjyqësore.

ARTAN BROCI: A është tejkaluar viza e kuqe e ndarjes midis këtyre dy pushteteve dhe a kemi ne mënyra dhe mjete për të mbrojtur një gjyqtar, i cili në kushtetutshmërinë e tij dhe në ligjshmërinë e tij ka dhënë një vendim? Apo do mjaftohemi vetëm me deklaratën? Në pikëpamjen time unë gjykoj që ajo vija e kuqe që ndan dhe balancon pushtetet është shkelur dhe nuk është shkelur nga pushteti gjyqësor, është shkelur nga një individ, i cili është përfaqësues i ekzekutivit, është shkelur nga ministri i Brendshëm – ka një emër dhe një mbiemër konkret dhe nuk kemi pse i fshihemi – i cili ka dalë dhe ka kërcënuar hapur gjyqtarin.

RIDVAN HADO: Deklarata e fundit e funksionarëve të lartë të ekzekutivit, Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, janë të papranueshme. Janë deklarata fyese. Kanë kaluar, ashtu siç tha edhe zoti Broci, kanë kaluar vijën e kuqe. Intimidojnë gjyqtarin. Fyese për gjyqtarin Arjan Aliaj, por edhe për të gjithë trupën gjyqësore. Kanë intimiduar familjen e gjyqtarit, familjet tona, gjithashtu nderin dhe dinjitetin e familjeve dhe cenojnë funksionet kushtetuese të gjyqtarit, dhënien e drejtësisë.

NERITAN CENA: Nëse ne reformën në drejtësi do ta kuptojmë pastaj që të vejmë ca njerëz aty që t’i shtypim me buton si t’i duam, vendimin si ta duam, pastaj vetëm pavarësi gjyqësori s’ka më domethënë. Marr shkas nga deklaratat që bëri zoti ministër që, “të shohim, se do vijë koha, do t’i fusim në veting (vetting)”, “a do ta kalojë njëri vetingun apo s’do ta kalojë tjetri vetingun”. Këto janë kërcënime haptazi dhe tentativa për kapje të pushtetit gjyqësor. Prandaj them që unë uroj sinqerisht dhe shpresoj sinqerisht që mos të jetë kjo arsyeja e bërjes së reformës në drejtësi, sepse s’ka më… edhe qytetari i thjeshtë që do vijë të kërkojë drejtësi, s’ka për ta gjetur më me gjyqtarë të kapur.

GJIN GJONI: Është detyrë e këtij Këshilli të Lartë të Drejtësisë, ashtu siç edhe zoti Broci e deklaroi më përpara, që ne nuk duhet të mbetemi në kuadrin e deklaratave, por duhet të kalojmë edhe në veprime ndoshta të karakterit ligjor, në mbrojtje, jo vetëm të këtij gjyqtari, por të çdo gjyqtari tjetër në Republikën e Shqipërisë, kur kemi kërcënim apo denigrim të tij.

BRUNILDA KADI: Ajo që dua të theksoj unë, duke qenë se këto mbledhje janë publike dhe çdokush mund t’i aksesojë është, t’i drejtoj një pyetje ministrit apo edhe Kryeministrit: Nëse për këta persona gjyqtari është një kriminel – nuk dua të përsëris fjalët e tjera që janë thënë – atëherë ku është përgjegjshmëria ligjore e atyre që e kanë lënë këtë gjyqtar të japë vendime në emër të republikës? Sepse është përgjegjësi ligjore, detyrim ligjor për çdo shtetas, aq më shumë për këto pozicione, që të bëjnë kallëzim penal në organin kushtetues për këtë person që për më tepër është gjyqtar. Dhe ideja është që pse ky moment ose kjo dijeni e tyre del në momentin që jepet ky vendim. Sepse nga deklaratat del që këtë status, ky gjyqtar, e ka pasur më përpara, nuk e mori në këtë moment. Që është kriminel dhe termin tjetër që është përdorur “killer”. Është një problem tjetër që gjyqtari në fjalë është gjyqtari hetues i çështjes, dhe ai, sipas ligjit procedural, do hetojë çdo kërkesë të Prokurorisë në lidhje me këtë çështje dhe këto veprime që janë, jo në kufi, por që e kanë kapërcyer kërcënimin, janë një ndikim i hapur i paligjshëm në dhënien e drejtësisë dhe në punën e këtij gjyqtari në dhënien e vendimeve nga ana e tij.

BUJAR NISHANI: Ajo që do t’i propozoja Këshillit do ishte që t’i drejtohemi Prokurorisë së shtetit shqiptar, me një kallëzim ndaj ministrit të Brendshëm, për kërcënimet dhe fyerjen që i ka bërë gjyqtarit konkret. Dhe pa dyshim, në qoftë se ky Këshill do ta miratojë, unë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit do t’i drejtohem pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proceduralisht organit të Prokurorisë, për të verifikuar dhe për të hetuar nëse ka shkelje të Kushtetutës, të ligjit dhe ka vepër penale në rastin konkret.



Ju sugjerojmë

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore
Aktualitet

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore

29 Maj, 2025 4:29 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Iu gjetën armë zjarri afër banesës, policia arreston 64- vjeçarin

29 Maj, 2025 4:26 pm
Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h
Aktualitet

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

29 Maj, 2025 4:13 pm
Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

29 Maj, 2025 4:02 pm
“Verifikim të kamerave”/ Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi
Aktualitet

“Verifikim të kamerave”/ Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, 2 pista hetimi

29 Maj, 2025 3:55 pm
Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin
Sport

Tare takim sekret me Allegri, kontratë 3-vjeçare për trajnerin

29 Maj, 2025 3:38 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

29 Maj, 2025 3:25 pm
Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro
Aktualitet

Fondet e BE, Balla thirrje opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro

29 Maj, 2025 3:12 pm
Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro
Aktualitet

Tatimet në “sitë” makinat e luksit mbi 50 mijë Euro

29 Maj, 2025 3:04 pm
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Zbardhen detajet, si u qëllua i riu pasi i kërkoi autorit të mos i ngacmonte të dashurën

Dyluftimi me çifte në Shëngjin, zbardhet motivi i sherrit

Zyrtare: Dua Lipa më 9 gusht në Prishtinë (FOTO)

Zyrtare: Dua Lipa më 9 gusht në Prishtinë (FOTO)

Neue Zürcher Zeitung: Ky është dështaku i Shqipërisë

Neue Zürcher Zeitung: Ky është dështaku i Shqipërisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore
29 Maj, 2025

Krahas turizmit bregdetar dhe atij historik, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë edhe nga eventet sportive, kulturore dhe...

Lexo më shumë

Iu gjetën armë zjarri afër banesës, policia arreston 64- vjeçarin

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Maj, 2025

Vihet në pranga një shtetas në Maliq që posedonte 2 armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Kolaneci", për...

Lexo më shumë

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h
29 Maj, 2025

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta. Aktualisht, në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

Izraeli njofton krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
29 Maj, 2025

Izraeli njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor më 29 maj, duke rrezikuar përkeqësimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com