Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është thirrur këtë të enjte në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se Kryemadhi është thirrur në SPAK si personi qe ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.
Deputetja e Partisë së Lirisë përveç se do ti përgjigjet pyetjeve te prokurorëve do te dorëzojë prova të reja mbi këtë afere.