Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka drejtuar një kërkesë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për informacion në lidhje me çfarë janë hetimet për çështjen e privatizimit të CEZ.
Bëhet fjala për kallëzimin e ngritur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 11 personave të tjerë.
Në dokumentin e mëposhtëm, drejtuar SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon “të informohet se në çfarë gjendje apo shkallë procedimi është, nëse kjo çështje ka kaluar në kompetencë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe nëse po, në çfarë gjendje apo shkallë procedimi është”./Opinion.al