Policia e Bulqizës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur.
Sipas autoriteteve, personi i arrestuar është identifikuar me inicialet L. M., banues në Gjoricë të Bulqizës.
Policia sqaron se pas informacioneve të marra në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në mjetin e 38-vjeçarit, ku është gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./ Opinion.al