Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi është kapur me armë pa leje dhe municione luftarake.
I arrestuari është R.R dhe në banesën e tij në fshatin Tërnovë i janë gjetur një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet./ Opinion.al