Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kallashi kjo magjistare e ditëve të sotme

2016/01/30 at 12:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kallashi kjo magjistare e ditëve të sotme

Shkruan: Ballsor Hoxha


Ajo që po ndodh sot me Kallashin është në të vërtetë “lufta e të ndenjurave”. Lufta e të ndenjurave dhe tërë sistemeve që janë ndërtuar përreth tyre, për dhe kundër tyre.

Ka një ngjashmëri ndërmjet magjistarit të fillim shekullit të kaluar të quajtur Hudinin dhe Kallashit të Kosovës.

Hudini ka qenë i njohur për “mundjen” e vdekjes, pra ka dalë i gjallë qindra herë prej kordonit të vdekjes, derisa Kallashi del jashtë kordonit të moralit si personalitet i arrirë.

Edhe kjo që ndodhi këto ditë në lidhje me Kallashin është njëlloj shpërthimi i kordonit të vdekjes.

Edhe ajo që do të ndodh në lidhje me atë jam i sigurtë është shpërthim zinxhiror i çdo kordoni kulturor, moral e të vlerave shoqërore, për të kthyer prapa njeriun në ankthin/instinktin e jetës.

Hudini, magjistari më i njohur global, kishte arritur të fiksonte botën pas obsesionit të tij për të mundur vdekjen. Miliona njerëz nga tërë bota në kohërat kur nuk kishte as televizor e njihnin dhe çmendeshin pas bëmave të tij.

Pika më e fuqishme e magjisë së tij ka qenë “shpëtimi” nga vdekja e sigurt përmes zgjidhjes nga zinxhirët nën ujë. Njerëzit e besonin se ai kishte një magji dhe shumë prej tyre kanë dhënë jetën e tyre duke provuar ta imitojnë.

Ajo që e ka bërë të njohur dhe të pashpjegueshëm për njeriun e atëhershëm ka qenë pamundësia e gjetjes së mashtrimit të tij, pamundësia për ta shpjeguar se si e arrinte ai këtë.

“Kallashi” në anën tjetër nuk ka kurrfarë fshehtësie, edhe atë pak fshehtësi që na e ka dhuruar natyra secilit prej nesh, dikujt me tepri e dikujt me kursim, ajo e shfaq për çdo të dytën ditë para tërë opinionit shqiptar.

Dhe mu kjo shfaqje e trupit të saj ka krijuar magjinë më të madhe të kohërave tona. Ka krijuar obsesionin e të riut për to sa më të mëdha dhe obsesionin e femrës për një masë më të madhe.

Thyerja apo shpërthimi i kordonit të mekanizmit mbrojtës kolektiv, pra asaj që na mësohet si e moralshme dhe e pamoralshme ka krijuar një status të ri për “Kallashin” dhe ajo rrezaton guxim. Guximi i saj është krejtësisht i vërtetë dhe me sakrificë, për të cilën ajo vetë mund të mos jetë e vetëdijshme, por shndërrimi i vitheve të saj si fabrikë parash, pa ndonjë dhunti tjetër është sigurisht mjeshtria që ia kalon edhe Hudinit.

I varfëri, apo edhe ai që ka jetuar qoftë për kohë të shkurtë varfërinë, tërë jetën e tij do të kërkojnë bollëk, tepri, ekses të asaj që u pëlqen. Kjo nuk do të thotë që shqiptarët kurrë nuk kanë pasur gra të bëshme, (kur njeriu merret me këso temash gjëra interesante dalin në tekst), por se aristokracia kishte kufizuar bukurinë e dukshme, asaj të prezantuar në sytë e tërë botës, sipas gjendjes së saj. Apo për të thënë më thjeshtë përkufizimi i bukurisë femërore ka qenë njëlloj distancimi prej varfërisë.

Erdhi “internetëzimi” i botës dhe shqiptarëve, dhe me këtë erdhi në shprehje dëshira kafshërore, do të thonin aristokratët, për bukurinë me bollëk.

Magjia e saj është në bindjen e kosovarit se trupi i saj është më i kërkueshmi. Më i dëshiruari. Dhe kjo në një shoqëri tradicionale dhe konservative si kosovarët është sikur lirimi i Hudinit nga zinxhirët 30 metra nën ujë. Të gjithë e dimë se është një dredhi diku dhe një marifet por krejt çka mund të bëjë vdekatari i zakonshëm është t’i jepet magjisë së trupit të saj.

Kallashi dhe magjia e saj janë refuzimi i rrobave, refuzimi i kulturës së mësuar aristokracia, dhe refuzimi i fshehtësisë. Si duket njeriu i sotëm nuk beson më në asgjë të fshehtë, misterioze apo mistike, dhe i është dhënë në tërësi kënaqësisë sipërfaqësore të fizikes. Të përjetimit të edhe një ereksioni dhe force seksuale. Sigurisht ka edhe femra të tjera me masa trupore më të bëshme dhe më të lakuara se “Kallashi” dhe poashtu të gatshme për ta bërë këtë bukuri të tyre publike, por magjia e “Kallashit” ka megjithatë një fshehtësi: mbizotërimi i opinionit me bollëkun e të pasmeve të saj.

Por ka edhe më në magjinë e saj: derisa bukuria deri në ditët e “Kallashit” ka qenë pronë dhe zbulim i aristokracisë dhe bukuria ka qenë njëlloj kufizimi aristokratik dhe i ka takuar vetëm të preferuarave që kanë pasur “ashtin e zojës” (thënie e huajtur) Kallashi në tërësinë e saj të brendshme dhe të jashtme, prej asaj që ka shfaqur në publik, është produkt i shtresave të ulëta të shoqërisë sonë. Kjo do të thotë se “Kallashi” është një përfaqësuese e “popullit” në thyerjen e iluzioneve aristokratike.

“Kallashi” është simboli më i fuqishëm i dezintegrimit të sistemit të vlerave të pranuara deri më sot. Kjo assesi nuk mund të përcaktohet si progres apo “zbythje” e shoqërisë, por doemos është një luftë e fituar e të varfërve dhe të nënshtruarve.

Por ka një fatalitet në tërë këtë mes: kur i varfëri arrin të qëndroj mbi fatkeqësinë e tij ai është njeriu më altruist në botë, por shumë shpejtë dhe rrënjësisht ai krijon kulturën, aristokracinë e sjelljes së tij, që i lejohet vetëm të përzgjedhurve të ambientit të saj/tij. Jenifer Lopez në tërë hallakamën rreth të ndenjurave të saj kishte paguar 2 milion dollarë për sigurim shëndetësor të tyre. Kush e siguron “Kallashin” që një grua xheloze një ditë nuk do t’ia gjymtoj asetin e saj. Dhe prej këtu nis hilja, nis kalkulimi dhe “patentomi” i të pasmeve të saj.

Një ditë ajo mund të vendos ta bëjë me pagesë ekspozimin, e lufta e të varfërve do të vazhdoj në një forcë tjetër.  Dhe pavarësisht asaj që ka ndodhur këto ditë, kjo që u tha, “Patentimi” i të ndenjurave, është pikënisja e luftës së të ndenjurave dhe tërë sistemeve përreth tyre.



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Video/ Tiranë, vjedh shishen e whiskeyt, ja veprimet e hajdutit në market

Video/ Tiranë, vjedh shishen e whiskeyt, ja veprimet e hajdutit në market

Video/ Arjan Çani i thotë Erion Veliaj: Një plehrë, një vemje e shëmtuar. Unë fshi b… me këta plehra

Video/ Arjan Çani i thotë Erion Veliaj: Një plehrë, një vemje e shëmtuar. Unë fshi b... me këta plehra

Video/ Ish-ministri Ksera i prangosur, pamje nga mbërritja në Policinë e Tiranës

Video/ Ish-ministri Ksera i prangosur, pamje nga mbërritja në Policinë e Tiranës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com