Mesa duket Donjeta Kosumi, ose Kallashi siç njihet nga të gjithë në showbiz feston ditëlindjen e saj. E në këtë ditë nuk mund të mungonte edhe urimi i shoqes dhe koleges së saj, Xhesika Ndoj. Në një status në Facebook, Xhesika shkruan:
“Donjeta të uroj nga zemra të bëhesh 100 vjeçe, qofsh e bukur si sot me vite me radhë. Fjalët e tepërta janë të kota! Gëzuar ditëlindjen bukuroshe të përqafoj shum️ë fort”.
Kujtojmë që një muaj më parë ato sollën bashkëpunimin e tyre të parë, “Shoqe Bitch”.