Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kallas: Të ulim realisht tensionet ekzistuese Kosovë- Serbi

2024/12/04 at 10:32 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kallas: Të ulim realisht tensionet ekzistuese Kosovë- Serbi

Kryediplomatja e re e BE-së, Kaja Kallas diskuton me liderët e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë.

Ishte takimi i parë i Kallas me Kurtin dhe Vuçiqin.

Kryediplomatja e re e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha, se rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në bazë të marrëveshjes së Ohrit.  Kallas që pasoi në këtë post spanjollin Josep Borrell zhvilloi në Bruksel takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë, ku u fol edhe për sulmin e një viti më parë në Banjska të veriut të Kosovës dhe shpërthimin e pesë ditëve më parë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Takimi i Kallas me Kurti dhe Vuçiqin nuk ishte në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që tash e disa vite ndërmjetësohet nga BE-ja. “I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas, duke ju referuar shpërthimit të fundit në kanalin Ibër Lepec në veri të Kosovës. Sipas shefes së re të diplomacisë evropiane, ajo do të punojë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç tha, “në mënyrë që të mund të ecim përpara në një rrugë me procesin e zgjerimit.

“Është në dobi të BE-së dhe këtyre vendeve. Dhe rruga tjetër është të përpiqemi të ulim realisht tensionet ekzistuese, në mënyrë që të mund të ecim përpara në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku edhe unë jam e gatshme të investoj kohën time”, shkroi Kallas.

Vuçiq: Patëm bisedë të hapur e të vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij tha se ka pasur një “bisedë të hapur dhe të vështirë” me kryediplomaten e re evropiane. “Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë i jam përgjigjur në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, shkroi Presidenti Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq, tha se me Kaja Kallas ka folur  për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, duke kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nënshkrimin e saj nga ana e Serbisë. Kurti tha se e ka njoftuar zonjën Kallas për hetimet lidhur me sulmin në Zubin Potok dhe e ka përsëritur kërkesën drejtuar Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit, tek autoritet kosovare. Millan Radojçiq me grupin e tij është përgjegjës për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë të Zveçanit ku u vra një rreshter i policisë së Kosovës.

Marrëveshja e Ohrit ende në pritje

Marrëveshja e Ohrit që përmban 11 nene për të cilin Kurti insiston që të nënshkruhet nga Serbia, mes të tjerave parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore Kosovë-Serbi, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnëtë gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut ndërmjet dy vendeve.

Udhëheqësit e të dyja vendeve të Kosovës dhe Serbisë së bashku edhe me udhëheqësit e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor takuan edhe presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Ky i fundit darkoi së bashku me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, para takimit të nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet 18 dhjetor në Bruksel./DW

Ju sugjerojmë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Bota

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

17 Janar, 2026 9:12 pm
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

17 Janar, 2026 8:11 pm
Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë
Bota

Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

17 Janar, 2026 7:32 pm
Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
Rajoni

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 Janar, 2026 6:26 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

17 Janar, 2026 4:00 pm
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Para
112 vjet Forca të Armatosura, ministri Vengu: Gurthemel i shtetformimit!

112 vjet Forca të Armatosura, ministri Vengu: Gurthemel i shtetformimit!

“Unë bëj punë burrash…”, Balluku i përgjigjet Berishës për aromat e parfumeve në parlament

“Unë bëj punë burrash…”, Balluku i përgjigjet Berishës për aromat e parfumeve në parlament

Opinion – Nga veriu në jug, çfarë ofrojnë bujtinat shqiptare? (3 Dhjetor 2024) 

Opinion – Nga veriu në jug, çfarë ofrojnë bujtinat shqiptare? (3 Dhjetor 2024) 

TE FUNDIT

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
17 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar “Foltore” foltoren e radhës me demokratët në Laprakë. Një nga momentet që...

Lexo më shumë

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com