Analisti Artan Hoxha ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se gjesti i kryeministrit Edi Rama, i cili kaloi shumë pranë çadrës së opozitës, nuk është asgjë tjetër veçse njohje e institucionit të çadrës.
Hoxha tha se pavarësisht gjestit të kryeministrit, ajo që ra në sy, ishte shpejtimi i hapave nga ana e kryeministrit.
“Rama nuk ecën aq shpejt, mirëpo atë ditë duket se u dha këmbëve më shpejt se sa herët e tjera”, tha Hoxha.