Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës, Balla dhe Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen për lehtësimin e lëvizjes në 9 muaj

2024/04/13 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës, Balla dhe Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen për lehtësimin e lëvizjes në 9 muaj

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Jam shumë i lumtur që sot në këtë vend historik, të jem bashkë me mikun tim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Sveçla për të shkruar bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve tona.

Nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes Qeverive të dy vendeve tona dhe mes dy Kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në Pikat e Kalimit Kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve në zbatim edhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, e nënshkruar kjo më 29 dhejtor të vitit 2018, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri ndryshues të këtij protokolli ekzistues, për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë Kukës të nënshkruar në 20 qershor 2022. Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona”, pohoi ministri Balla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

“Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror.

Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë”, u shpreh ministri Sveçla.

Ju sugjerojmë

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur
Rajoni

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

2 Korrik, 2025 7:29 pm
Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë
Sport

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë

2 Korrik, 2025 7:17 pm
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?
Bota

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

2 Korrik, 2025 6:47 pm
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin

2 Korrik, 2025 6:39 pm
Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
Bota

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

2 Korrik, 2025 6:22 pm
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
Aktualitet

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

2 Korrik, 2025 6:06 pm
Para
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit

U kap me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

U kap me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

Tentuan të korruptonin policin pasi shkelën limitin e shpejtësisë, arrestohen dy shoferë në Tiranë!

Tentuan të korruptonin policin pasi shkelën limitin e shpejtësisë, arrestohen dy shoferë në Tiranë!

TE FUNDIT

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik, 2025

Komisioni Evropian propozoi që deri në vitin 2040, vendet e Bashkimit Evropian të zvogëlojnë ndotjen nga gazrat serrë për 90%,...

Lexo më shumë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën përmbyllëse pas dialogut “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, të zhvilluar mes fermerëve dhe sipërmarrësve në...

Lexo më shumë

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
2 Korrik, 2025

Në përmbyllje të ditës së parë të dialogut për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural', kryeministri Rama u ndal ndër të tjera edhe...

Lexo më shumë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
2 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me fermerët dhe sipërmarrësit në përmbyllje të Ditës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com