Mbyllja për shkak të pandemisë është zgjeruar në Kaliforni. Pas bregut të San Franciskos, urdhri për të qëndruar në shtëpi për të paktën tre javë hyn në fuqi nga e diela e mesnatës lokale për rreth 27 milionë njerëz në rajonet e Kalifornisë Jugore dhe Luginës San Joaquin, ku përfshihet edhe Los Anxhelos dhe San Diego.
Kjo mbyllje vjen në momentet përpara festive të fundvitit dhe në një kohë, kur rastet e reja në SHBA, vetëm në 5 ditët e para të dhjetorit kanë qenë më shumë se 1 milion./Opinion.al