Aktualitet

Kakavijë/Tentoi të kalonte jashtë rradhe një automjet,pezullohet punonjësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 14/08/20 |
el ida

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë Kufitare Kakavijë, A. Ç.

Ky i fundit, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njoftoi se ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, për situatën e krijuar, policia njofton se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19./Opinion.al

Pas