Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të largohet nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Kakavisë me 29 850 euro të padeklaruara.
Sipas asaj që njofton Policia, 43-vjeçari është banues në Greqi. Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shumën e Eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.