Aktualitet

Kajmaku në arrati, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë


               Publikuar në : 11:03 - 28/01/20 |
Opi Nion

Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës, është tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata e Tiranës pushoi kërkesën në seancën e sotme gjyqësore pasi nuk u paraqitën avokatët mbrojtës të Kajmakut. Me këtë vendim mbetet në fuqi masa e mëparshme e sigurisë, ajo e arrestit në burg.

Prej pesë muajsh, Agim Kajmaku është në arrati pasi akuzohet për “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj ish-kreut të bashkisë Vorë dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë për seancën paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë në gjykim, apo do ti kthehet prokurorisë për hetime të tjera.

Hetimet ndaj Kajmakut nisën pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, e cila tha se ai kishte fshehur dënimin në Greqi, gjë e cila përbën shkelje të ligjit të dekreminalizimit dhe për këtë arsye ai nuk mund të mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës./ Opinion.al

Pas